Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e tarifës 50 për qind ndaj mallrave të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se një vendim i tillë do ta dëmtonte Evropën, por edhe SHBA-në.
“Mendoj se tarifa të tilla nuk i sjellin dobi askujt, por vetëm do të çonin në vuajtje zhvillimin ekonomik në të dyja tregjet. Kështu që ne ende mbështetemi te negociatat, dhe mbështesim Komisionin Evropian në mbrojtjen e Evropës dhe tregut evropian, duke punuar njëkohësisht për të bindur Amerikën për negociata”, ka thënë ai në një konferencë për media të premten në Berlin.