Janë zbardhur përgjimet e të akuzuarve, që lidhen me dërgesa të ndryshme të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Nga komunikimi i pesë viteve më parë, autorët flasin hapur me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe disa kode për llojin e drogës, me epitete si “Dragon Ball”, ku shoqërohen edhe me foto.
Konkretisht biseda si vijon:
“5PNNS9—Shok mpate pyt iher per cokollat ne it ti mu….Kam ne rimni…Aha….Ardala kam…4…Ta lej iqet me 4.3…4.3….Ok…Jojo… Folti…
Po në datën 03 dhjetor 2020, në orën 18:51 përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, ku Ekil Nderjaku i dërgon një fotografi në dukje lëndë narkotike, ku stampuar është imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball:
“5PNNS9–foto…
QAEJ40-–Me sa eshte kjo shok…
5PNNS9-–Me 4 shok…4.3 hiqet…Ardala…
QAEJ40-–Po spo gjej dot nji shofer”.
Në datën 04 dhjetor 2020, në orën 19:02, përdoruesi i SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, komunikon me përdoruesin e SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, ku ky i fundit e informon se i është sekuestruar një sasi lënde narkotike:
“QAEJ40—O shok…Ca bon…Po me gjet nji shof na nimon dot me na nji 10 pa likujdim…
5PNNS9-–O shok mi kapn mrom gjith 150 coko e 150 bar…Ne rimini…
QAEJ40-–Boh ca te paskan bo mer shok..Prapp…
SPNNS9–Po i q… ropt…”.
Itali: 275 kg drogë me stampen “Dragon Ball”, 3 shqiptarë në pranga
Biseda vijon në datën 05 dhjetor 2020, në orën 14:43 përdoruesi i SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar i dërgon fotografi përdoruesit të SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, me përmbajtje të një lajmi në lidhje me sekuestrimin e një sasi lendë narkotike në Itali prej 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball”, si vijon: “HPUTP2— Foto
5PNNS9-— He shok….He shok…Po na u kap ne rimn…Parmrom….
HPUTP2-–A i q… ropt…
SPNNS9-–Ee na bon dom kurvat… Leje mo shok as vet spo e kuptoj…”.