Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se gjatë 4 muajve të parë të 2025, Shqipërinë e kanë vizituar 2.45 milionë qytetarë.
Rama thotë se gjatë muajit prill e kanë vizituar Shqipërinë 820 mijë vizitorë të huaj. Ai nënvizon se Shqipëria po konsiderohet si surpriza e destinacioneve europiane.
“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke e rritur në 2.45 milionë shifrën totale të tyre gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025.
Kjo rritje tregon se Shqipëria po e konsolidon pozicionin e saj të ri në hartën e Europës turistike, teksa vazhdon të konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane edhe për 2025”, shkruan Rama.