Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, në kuadër të nismës humanitare “Make-A-Wish Foundation” që ndihmon fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Video e takimit u bë virale në rrjetet sociale, ku Trump i dhuroi djalit të familjes një monedhë presidenciale dhe me humor i tha: “Mos e humb!”. “Make-A-Wish” është një nga organizatat më të njohura në botë që i dhuron momente gëzimi dhe shprese fëmijëve me sëmundje të rënda dhe familjeve të tyre.