-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorida Tabaku: Fushatë e vështirë dhe mungesë rotacioni politik, nevojë për riformatim të opozitës në parlament

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila siguroi mandatin në Parlamentin e ardhshëm përmes listës së hapur në Qarkun e Tiranës me mbi 20 mijë vota, ka rrëfyer për sfidat dhe vështirësitë që përjetoi gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ajo e konsideron këtë periudhë si një nga më të lodhshmet dhe stresueset në karrierën e saj, duke theksuar mungesën e pranisë pranë familjes dhe fëmijëve për rreth tre muaj. Megjithatë, Tabaku nuk e sheh mandatin e fituar si një fitore të plotë, për shkak të mungesës së rotacionit politik që ishte objektivi kryesor i PD-ASHM-së.

“Mund të them se ka përfunduar ai turi i ‘vrapit’, por procesi është akoma. Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme dhe stresuese, me një sistem të ri, por edhe me shumë vështirësi. Ishte një sfidë e re jo vetëm për mua, por edhe për Partinë Demokratike, e cila vinte pas një sfide të brendshme. Për mua ishte një eksperiencë e ndryshme dhe ndryshe,” shprehet Tabaku.

Ajo rrëfen edhe ndikimin që ka pasur kjo periudhë në jetën familjare:
“Kalova pak kohë me familjen, pasi isha pothuajse tre muaj larg. Fëmijët ndjenin mungesën dhe më numëronin ditët, gjë që më bëri të ndihem keq, por unë përpiqesha të gjeja kohë për bashkëpunëtorët dhe demokratët me të cilët punova gjatë këtyre tre muajve.”

Tabaku thekson gjithashtu se mandati i saj nuk përfaqëson një fitore të plotë:
“Kjo nuk është një betejë e fituar për mua, sepse për fitore do të konsideroja rotacionin politik. Ne investuam shumë për këtë, por pamundësia e rotacionit dhe situata politike që vazhdon të jetë e njëjtë, më bën të mos ndihem komode që të them se kemi fituar apo kemi pasur një rezultat pozitiv.”

Duke folur për sfidat që pritet të përballojë opozita në parlamentin e ardhshëm, Tabaku nënvizon nevojën për riformatim të aksionit opozitar:
“Do të vazhdoj të përfaqësoj opozitën në Parlament, por mendoj se duhet të riformatojmë mënyrën se si do të përballemi me sfidat. Është një situatë e dyzuar, pasi njerëzit që kanë punuar prej 12 vitesh janë ata që na mbështesin, por ka edhe shumë të tjerë që nuk janë përfshirë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit