-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luarasi: Gara e fortë dhe strategjia që solli ndryshime në PS

Kryesoret

Kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, Iris Luarasi, ka folur për përvojën e saj gjatë fushatës dhe reflektimet pas votimeve. Luarasi thekson se përkundër sfidave, strategjia e listave të hapura funksionoi dhe ajo do të jetë pjesë e parlamentit të ri. Gjithashtu, ajo komentoi vendimin e opozitës për të mos njohur zgjedhjet dhe zhvillimet e pritshme në Kuvend.

“Bëra një fushatë ndryshe. Nuk kisha një zonë të dedikuar. Ishe pjesë e hapësirës që duhej të lihej njerëzve që ishin në lista të hapura. Nuk mund t’ju thoja njerëzve votoni njerëzve Iris Luarasi, por votoni numrin 5. Ishte një betejë që për pak vota ishe apo nuk ishte pjesë e parlamentit,” tha Luarasi.

Ajo vlerësoi gjithashtu strategjinë e kryeministrit Rama për ndryshimin e strukturës së listave:
“Strategjia e Ramës për futjen e njerëzve që nuk janë marrë me politikë dhe futja në listat e sigurta, mendoj se ishte strategjia e duhur dhe mënyra e vetme për ta ndryshuar anëtarësimin e njerëzve në një parti politike. Fushatën e bëra në studio televizive. Për mua kanë qenë zgjedhje të vështira. Është një sistem i mirë për të sjellë vota për partitë politike. Por kandidatët i vë në garë shumë të fortë.”

Në lidhje me mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita dhe konfliktet e brendshme, Luarasi tha:
“Mendoj se ka lidhje kryesisht me zotin Berisha. Listat vinë nga kryetarët e partive, edhe fitorja nëse vjen i shkon kryetarit nëse nuk vjen, mungesa e fitores duhet ti shkojë kryetarit të partisë. Meritën më të madhe kur fitohet e ka trajneri dhe përgjegjësinë. E kam thënë më parë, me listat e PD-së i referohem Tiranës, edhe me fitoren e Tabakut dhe Alimehmetit, por ishte autogol i Berishës që nuk i vuri në listën e sigurt. Kur i del i pari në primare dhe nuk e fut në listë, për çfarë e bëre procesin.”

Në fund, ajo komentoi edhe vijimin e opozitës në Kuvend dhe format e protestave:
“Mendoj se është deja vu. Nuk është hera e parë apo e fundit që e shohim. Ishte paralajmëruar nga kreu i PS. Që kishte dhënë dhe skenarin. Nuk pati asnjë gjë të re. Edhe shpërbërja e opozitës në këtë formë është pjesa e këtyre enëve komunikuese që të jep 83 mandate. Janë të gjithë këto element që vjen pastaj skenari deja vu. E njëjta gjë ndodhi me samitin e dhjetorit 2022, ku opozita protestoi. Si nuk mëson njeriu nga gabimet? Nuk pati efekt protesta e opozitës në samitin e 2022, zero efekt prodhoi protesta e opozitës në 17 maj. Nuk e kam lexuar në asnjë vend rezultatin e kësaj proteste. Opozita do bëj të njëjtën skenar që ka bërë gjithmonë. Sa të shpenzojnë energji me protesta në parlament, me djegie karrigesh. Kur e bën buxhetin e një viti të tërë të kalojë në 4 minuta, ky është rezultati që je vlerësuar dhe ke marrë një notë në zgjedhjet e 2025.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit