-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni Ura dhe skena e errët e vëllezërve Nderjaku në trafikun e kokainës

Kryesoret

Sigurimi i detajeve të reja nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar që merrej me trafikimin e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë ka zbuluar elementë të rëndësishëm të operacionit “Ura”.

Në fokus të bisedave të zbardhura nga Sky ECC janë dy vëllezërit Hasan dhe Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, më 16 shkurt 2021 janë kapur dy biseda të ndara, ku Hasan dhe Ekil komunikonin me një person të paidentifikuar të njohur si “Pepe”, i cili dyshohet se ishte furnizuesi kryesor i drogës.

Në këto komunikime, vëllezërit shprehin pakënaqësi për cilësinë e lëndës narkotike të marrë, ndërsa Ekili kërkon një zgjidhje përmes kontaktit me furnizuesin. Për më tepër, bisedat e 7 shkurtit zbulojnë detaje për dërgimin e një sasie tjetër droge në Rozzano të Italisë, duke përfshirë edhe adresën e saktë të dorëzimit.

Nga materialet e dosjes del se Hasan Nderjaku është i përfshirë drejtpërdrejt në shpërndarjen dhe kontrollin e cilësisë së narkotikëve, ndërsa Ekili luan rolin e ndërmjetësit mes tij dhe furnizuesve. Terminologjia e përdorur, si “e bardha”, “malli” dhe diskutimet mbi çmimet, sugjerojnë që bëhet fjalë për kokainë.

Prokuroria ka ngritur dyshime të forta për përfshirjen aktive të Hasanit në menaxhimin dhe shpërndarjen e drogës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar plotësisht personin e njohur si “Pepe”, që është një nyje kyçe në zinxhirin e trafikimit nga Shqipëria në Itali. Mbi 300 komunikime të tjera janë duke u analizuar për të zbuluar lidhje të mëtejshme.

Kjo dosje hedh dritë mbi rrjetin e trafikut dhe rolet e personave të përfshirë, duke dokumentuar negociatat dhe pakënaqësitë lidhur me cilësinë e lëndës narkotike, që po hetohet si pjesë e trafikut të organizuar ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit