-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Projekti i madh me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në mandatin e katërt identifikoi energjinë, inovacionin dhe turizmin si sektorë kyç për investime, me projekte në zhvillim në energjinë e rinovueshme dhe parqet teknologjike. Rama u shpreh se po punohet për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.

“Ne kemi një vend shumë, shumë të mirëpozicionuar gjeografikisht dhe politikisht për të bërë shumë më tepër për energjinë dhe po e bëjmë. Për momentin jemi të angazhuar në një projekt shumë të madh bashkë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për linjën nënujore që lidh Shqipërinë me Italinë, domethënë dy anët e Europës përmes Adriatikut dhe për të bërë maksimumin me atë që e kemi thesar këtu, energjinë tërësisht të gjelbër. Ne kemi 100 për qind energji të ripërtëritshme”, thekson Rama.

Kryeministri u pyet edhe lidhur me përparësitë kryesore pas marrjes së mandatit të katërt dhe përgjigja e tij ishte vetëm një pikë.

“Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja  e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit