-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siria mirëpret heqjen e sanksioneve nga SHBA, e cilëson hap pozitiv

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Sirisë ka cilësuar të shtunën, 24 maj, si një “hap pozitiv” vendimin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

Në një deklaratë zyrtare, Siria shpreh:
“Republika Arabe Siriane shpreh kënaqësinë e saj për vendimin e qeverisë amerikane për të hequr sanksionet që ishin vendosur prej vitesh ndaj Sirisë dhe popullit të saj.”

Ministria shton se ky është një hap drejt drejtimit të duhur për të lehtësuar vuajtjet ekonomike dhe humanitare të vendit. Po ashtu, theksohet gatishmëria për bashkëpunim me të gjitha vendet, duke respektuar parimet e mosndërhyrjes dhe respektit të ndërsjellë.

“Periudha në vijim do të jetë ajo e rindërtimit të asaj që është shkatërruar nga ‘regjimi i përmbysur’ dhe e rikthimit të rolit të Sirisë në rajon dhe në botë.”

Të premten, 23 maj, qeveria amerikane nisi procesin e pezullimit të sanksioneve ndaj Sirisë, siç kishte premtuar presidenti Donald Trump, me qëllim nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në vend, sipas ministrit amerikan të Thesarit, Scott Besent.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit