-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit: Emocione, lot dhe duartrokitje në St. Jakob-Park

Kryesoret

Pas një karriere të gjatë dhe të qëndrueshme në futbollin elitar, Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga loja aktive. Klubi i tij i zemrës, FC Basel, organizoi një ceremoni prekëse lamtumire për mesfushorin shqiptar, duke e nderuar për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha ndër vite.

Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit, nuk mungoi as vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ndau me të momentet emocionale në fushë. Tifozët e Basel-it krijuan një koreografi të veçantë në nder të Taulantit, duke falënderuar për besnikërinë e tij ndaj klubit.

I përlotur, Taulant Xhaka përshëndeti publikun për herë të fundit si futbollist profesionist. Ai mbylli karrierën me mbi 400 paraqitje për Basel, duke fituar disa tituj kampion dhe duke u bërë një nga figurat më të dashura për tifozët.

Në arenën ndërkombëtare, Xhaka ka përfaqësuar Shqipërinë në 31 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke qenë pjesë e skuadrës historike që mori pjesë në “Euro 2016”. Ai u tërhoq nga Kombëtarja në vitin 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit