Një burrë italian humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private dentare.
Pas dy ditësh nga operacioni fillestar në një klinikë në Rrugën e Kosovarëve, ai u paraqit përsëri në klinikë për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Megjithëse iu dha ndihma mjekësore e nevojshme, ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Autoritetet policore të Komisariatit Nr. 2 kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës, ndërsa çështja është dërguar për vlerësim të mëtejshëm në Prokurori.