-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhani Infantino përgëzon Egnatian për titullin kampion në Superiore

Kryesoret

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i ka dërguar një letër urimi klubit të Egnatias, i cili u shpall kampion për vitin e dytë radhazi në Kategorinë Superiore. Në shkresën e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Infantino përgëzon rrogozhinasit për punën e tyre gjatë sezonit, që u kurorëzua me fitoren në “Final 4”.

“I nderuar President,
Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të Shqipërisë, KF Egnatia Rrogozhinë. Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke sjellë këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.
Duke ju falënderuar ju dhe Federatën tuaj për mbështetjen e vazhdueshme, punën dhe përkushtimin për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj, pres me padurim, i nderuar President, të takohemi sërish së shpejti.
Me respekt,
Gianni Infantino”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit