Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri paraqitjen e tij të parë publike pasi njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës.
Biden mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, Robert Hunter Biden II e mbajtur të premten në Shkollën Salisbury në Connecticut.
Bashkëshortja e Biden, Jill ka ndarë foto në Instagram ku festojnë arritjet e nipit të tyre, djali i të ndjerit Beau Biden.
“Gjyshe dhe gjysh krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty”, shkruhej në mbishkrimin e zgjedhur nga Jill Biden për të shoqëruar njërën nga fotot e postuara.