-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaja Kallas dënon sulmin rus në Ukrainë, kërkon presion më të madh ndërkombëtar

Kryesoret

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka reaguar me shqetësim pas një sulmi ajror rus në Ukrainë, që u mori jetën të paktën 12 civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Në një deklaratë publikuar në rrjetin X, Kallas e cilësoi sulmin si një akt brutal që synon thellimin e vuajtjeve dhe shkatërrimin e Ukrainës. Ajo theksoi se prania e fëmijëve mes viktimave e bën situatën edhe më tronditëse dhe bëri thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndalur agresionin.

“Skenat e natës së kaluar tregojnë qartë që Rusia synon të intensifikojë dhunën. Është koha për një përgjigje të bashkuar dhe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Kallas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit