Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takimet me degën nr.15 në fshatrat Vaqar, Pezë, Ndroq.
Këlliçi i ka falenderuar ata dhe të gjithë demokratët që janë përballur me një makineri shetërore e kriminale të presionit, dhunës ndaj votës së lirë.
“Kontributi, puna juaj e palodhur nuk do të shkojë kurrë dëm.
Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi gjithnjë e më të paturpshëm që zgjedhjet tashmë i ka kthyer në farsë!”, shprehet Këlliçi.