-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje masive në Australi, të paktën 5 viktima

Kryesoret

Përmbytje masive kanë ndodhur ditët e fundit në Australi, ku të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa.

Katastrofa natyrore u regjistrua në pjesën juglindore të vendit, duke shkatërruar mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese e ambiente.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë shërbimet e emergjencave në një njoftim për shtyp.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur zona të gjera dhe duke u kthyer në rrezik për të paktën 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u vendosën në çatitë e ndërtesave, ndërsa prisnin ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit