-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA reagon pas sulmeve në Kiev: Kërkohet armëpushim i menjëhershëm

Kryesoret

Pas një sulmi ajror shkatërrues të ushtrisë ruse në kryeqytetin ukrainas, që shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, reagimet ndërkombëtare nuk kanë munguar. Një nga zërat më të fortë ishte ai i Keith Kellogg, këshilltar i lartë dhe i dërguari i Donald Trump për çështjet e Ukrainës.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Kellogg dënoi ashpër agresionin rus dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve:

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve natën në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të hartuara për të mbrojtur të pafajshmit. Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjet. Armëpushim tani.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit