-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtohen dy turistë në det pranë Gjirit të Gramës

Kryesoret

Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e Policisë Kufitare të Vlorës dhe Rojës Bregdetare solli shpëtimin e dy turistëve të huaj, të cilët mbetën të bllokuar në det rreth 5 milje larg bregut, përballë Gjirit të Gramës, pasi veliera me të cilën po lundronin pësoi defekt në motor.

Mësohet se dy shtetasit, të cilët ishin në rrezik për shkak të dallgëve të forta dhe kushteve të vështira detare, u ndihmuan nga forcat e sigurisë në një operacion të koordinuar, që zgjati disa orë.

Pas marrjes së njoftimit për situatën emergjente, Stacioni i Policisë Kufitare në Dhërmi dhe Roja Bregdetare nisën menjëherë operacionin për të lokalizuar dhe asistuar turistët. Veliera u shoqërua me kujdes drejt Gjirit të Portopalermos, ku dy të huajt u nxorrën nga mjeti në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Vlorës thekson se qëndron në gatishmëri të plotë për të siguruar sigurinë në hapësirat detare dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit