-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri reagon pas helmimit të fëmijëve: Tenderat kanë prioritet fitimet, siguria është gjëja e fundit

Kryesoret

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje helmimin me ushqimin nga salmonelë për fëmijët në kopshtin e Gramshit.

Xhaferri thotë se ushqimi në kopshte dhe çerdhe tenderohet me manualin 5D. Aoi shprehet se institucionet vijojnë të jenë hermetike dhe nuk bëjnë ashnjë transparencë lidhur me kompaninë që furnizon kopshtin me ushqim.

Gjithashtu thotë se kampanisë që ka furnnizuar me ushqim kopshtin duhet që ti hiqet licensa.

“Edhe ushqimi për kopshtet e çerdhet ku çojmë fëmijët tanë , ashtu si për burgjet, tenderohet me Manualin 5D! Ndonëse po bëhen 24 orë nga helmimi i 70 fëmijëve në kopshtin publik të Gramshit nga ushqimi me salmonelë, institucionet vijojnë të jenë hermetike dhe nuk bëjnë asnjë transparencë lidhur me kompaninë që furnizon kopshtin me ushqim, teksa edhe përgjigja e analizave për shkaqet e helmimit mbahet e fshehtë. AKU po bën analizat për të zbuluar shkaqet e helmimit, teksa është i njëjti institucion që mbylli sytë kur tonelata fileto pule me salmonelë u hodhën në treg me bekimin e institucioneve dhe u konsumuan nga shqiptarët.

Prej vitesh tenderat për furnizimin me ushqim të spitaleve, kopshteve, çerdheve por dhe burgjeve, kalojnë përmes Manualit 5D, ku prioritet kanë fitimet dhe përqindjet dhe gjëja e fundit është siguria ushqimore. Kompania që ka furnizuar me ushqim kopshtin publik në Gramsh, duhet të kalojë në sitë dhe t’i hiqet licensa nëse nuk ka respektuar standardet që lidhen me sigurinë ushqimore”, shkruan Xhaferri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit