Një ngjarje tragjike ka tronditur në orët e para të ditës së sotme.
Rreth orës 04:30, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksin Fier–Lushnje një zonë e njohur për numrin e lartë të ngjarjeve fatale.
Një automjet tip Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke i marrë jetën drejtuesit, një 35-vjeçar nga Tirana.