Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës që po drejtonte në gjendje të dehur. Sipas policisë, i riu ka dalë jashtë rrugës, por fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan F. A., 20 vjeç, banues në Devoll, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.