Fillimi i pontifikatit të Papa Leonit XIV shënohet me një fjali të tij: “Paqa qoft me ju!”, që tregon për përkushtim për paqe të drejt. Këtë e dëshmon Papa Leoni me deklaratat e tij për arritjen e paqes në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës.
Më 17 Shkurt 2008, Selia e Shenjtë, gjegjësisht At Lombardi kishte deklaruar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës: “Selia e Shenjtë fton të gjithë e sidomos liderët politik të Serbisë dhe Kosovës, të shfaqin maturi dhe përmbajtje…, kështu që të krijohet një premisë për një të ardhme me respekt, pajtim dhe bashkëpunim”. Ky mesazh konsiderohek si njohje implicite e realitetit të ri të krijuar me deklatën e pavarësisë si proces i pakthyeshëm.
Mirëpo pak ditë pas fillimit të misionit apostolik të Papa Leonit të XIV-të, Vatikan News në mes tjerash dekëaron:”Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë.” Është kjo deklaratë e bazuar në atë të 17 Shkurtit 2008, pra e mbëshetur në dialog dhe moderim, por e cila shprehimisht thot se “nuk e njeh Kosovën”.
Atëherë edhe përkundër emërimit të Delegatit Apostolik Luigji Bianko që njëherit është Nunc Apostolik në Slloveni shtrohet pyetja: pozicioni i Vatikanit karshi Kosovës është në linjë me pozicionimin e BE-së dhe SHBA-së? Është ky paralajmërim për “Dimrin e Madh të Vetmisë”?
Megjithatë këtë dhe tema tjera me rëndësi shtetëtore dhe shoqërore duhet kundruar në dritën e një politike të jashtme proakive, që fillimisht kërkon konsolidim politik, dalje nga kriza politike, konstituim të organeve shtetlrore demokratike të legjislaturës dhe qeverisë, si dhe parashikueshmëri politike.
Deklaratat eksplicite për mos njohje, siç është kjo e Vatikanit mund të bazohen në raportet e agjensioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që janë në shpërputhje me garancat kushtetuese të Republikës së Kosovës. Andaj, parashikueshmëria politike nënkupton zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve, si dhe të përgjegjësive ndërkombëtare.
Me këto garanca shtetërore, Kosova kthehet në binaret e kultivimit të sistemit të vlerave të përafërta dhe/apo të njëjta me shtetet siç është Vatikani.
Njohja nga Vatikani do të hapte një kapitull të ri në raportet e Kosovës në arenën ndërkomnëtare.
Madje, kujtoj se do të ofronte një frymë të re në BE si lehtësues i negociatave Kosovë-Serbi.
Njohja e Kosovës do të jetë një levë pozitive në dialogun ekumenik në mes Selisë së Shejt dhe Kishes Ortodolse Serbe dhe Patrikanës së Moskës.
Ngritja e nivelit të Ipeshkvisë së Kosovës që për momentin është dioqezë Prozren-Prishtinë, në nivel të Arqipeshkvisë do të ishte hap i rëndësishëm në kierarkinë kishtare të Kosovës dhe të Konfrencës Ipeshkvnore të Ballkanit.
Në aspektin e relacioneve në mes Kosovës dhe Vatikanit, mendoj se duhet të punohet intenzivisht në përpilimin e Konkordatit përmes së cilit do të garantoheshin të drejtat e Kishës Katolike në Kosovë si dhe dialogu ndërfetar, dhe do të vendoseshin marrëdhëniet dypalëshe.
Apo, do të kemi modelin e njohjes përmes shkëmbimit të notave verbale në modelin siç e ka bërë Vatikani me Palestinën?