Kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja në emisionin 5 pyetje nga Babaramo foli rreth denoncimit dhe pamjeve filmike. Kalaja u shpreh se po punon dhe ka disa prova që do ti paraqisë. Ai tha që do kërkojë shtyrje të afatit pasi nuk ka mjaftueshëm kohë fizike.
“Kam bërë dy kërkesë për të marrë pamjet filmike, edhe pse është bërë që në fillim dhe duhet të gjeja një hard disk dhe tani i kam marrë dhe stafi im po analizon pamjet. U aludua në media sikur kërkoja vetëm për kandidatët. Unë mund tju them që do kemi rezultatin dhe deri tani janë kapur pamjet nga votat. Unë jam njeri që po punoj dhe tani kam hyrë në një betejë dhe jam në luftë me kohën pasi me kanë lënë 5 ditë në afat.
Kam kapur disa kuti dhe po punoj dhe nuk kemi kohë fizike dhe do kërkoj shtyrjen e afatit. Nuk kam parë reagime dhe kam reagimet nga qytetarët. U kam thënë qytetarëve që më jep votën dhe më kanë thënë që a më mbron votën dhe i kam thënë po që do ta mbaj.
I mora pamjet dhe kam bërë një seancë në KAS që kam kërkuar një numërim të votimeve. Problemi është tek kodi zgjehdor që si kandidat nuk legjetimohemi në KQZ. Ua kam kërkuar që ta interpetojnë më mirë këtë moment. Unë do marr vulën e selisë demokratike dhe do ti shkoj deri në fund kësaj.”, tha Kalaja.