Në emsionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet në lidhje me fjalimin që bëri sot kryeministri Edi Rama pas fitores me 11 maj. I ftuar juristi, Kreshnik Spahiu u shpreh se kryeministri ka një taktikë që fyen, bullizon me anë të humorit kundërshtarët e tij.
Spahiu tha se Rama përdor gra në politikë nga ata që nuk janë të njohura dhe i ndryshon emrat duke i emëruar ose hequr sa herë që ai do.
“Mendoj që është në sitilin dhe taktikën e Ramës, bullizim, fyerje ku e quan humor me kundërshtarët. Ka synuar që veten ta nxjerri të ri me kundërshtarët. Në fjalimin e Ramës më bëri përshtypje koncepti për ndryshimin e partisë.
Rama ecën me praktikën e figurave të reja, luan me surpriza që bashkëpunëtorëve u lënë surprizë që emërimin ose heqjen ta dëgjojnë nëpërmjet krahëve të televizionit.
Nga ana tjetër Berisha është vdekja dmth emrat që nuk i ndryshonte. Ndërsa Rama nuk kursen askënd, nuk ka mbajtur asnjë figurë, asnjë metër duke i shfarosur duke luajtur me profilin e gruas dhe i merr nga sa më pak të përfolura. Është efikase për të luajtur në partinë e tij, ndërsa në qeverisje mendoj emri i ministrit që duhet të jetë sipas shkallëve dhe nga eksperienca.”, tha Spahiu.