Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj opozitës. Rama u shpreh se opozita jeton në një univers paralel me thasë të mbushura me re të zeza. Ai thekson se Partia Socialiste ka marrë frytet e një pune të gjatë këmbëngulëse.
“Këto ditë universi i tyre paralele është mbushur me thasë re të zeza që derdhin ngado shiun e votave të vjedhura. Zarfe votash që mësyjnë nga të katër anët që mësyjnë si tufa zogjsh prej letre, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për të shumëfishuar votat regjimit, vargmale me kanabis që lulëzojnë me bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, dhjetra deputetë të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit.
Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu, avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë. Ne morëm thjesht frytet e një punë të gjatë këmbëngulëse, të programuar me një kalendar qysh pas fitores se zgjedhjeve vendore.”, tha Rama.