Kryeministri Edi Rama dhe socialistët po festojnë fitoren e 11 majit. Rama në fjalimin e tij në Pallatin e Brigadave falenderoi të gjithë socialistët për fitoret e tyre dhe përkushtimin ndaj zgjedhjeve të 11 majit.
“Fitoret na duhen për të pëmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, për të garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin ndërkombëtar, duke bërë histori me anëtarësimin e vendit tonë në BE, gjatë kësaj dekade. Na duhet një punë e madhe me veten, përsëri me veten, akoma më shumë këtë herë. Duhet ta nisim nga vetja, disa gjëra duhen parë ndryshe, duhen luptuar ndryshe dhe duhen bërë ndryshe”, tha Rama.