Nga Vietnami, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Donald Trump po fillon të kuptojë realitetin pas retorikës së presidentit rus Vladimir Putin mbi luftën në Ukrainë. Deklarata e Macron erdhi pas një postimi të fundit të Trump, ku ai e cilësonte Putinin si “çmendur plotësisht”, në reagim ndaj sulmeve ajrore masive të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë fundjavës.
“Kam parë që Donald Trump ka filluar të kuptojë disa nga gënjeshtrat e Vladimir Putinit mbi situatën në Ukrainë. Ai tha se Putini është ‘çmendur plotësisht’. Kjo është diçka e re. Shpresoj që zemërimi i tij të shndërrohet në veprim,” u shpreh Macron para gazetarëve.
Ky reagim sinjalizon një qasje më kritike nga ana e Trump, i cili më parë ka qenë më i rezervuar në qëndrimet ndaj presidentit rus. Macron e përshëndeti këtë ndryshim të tonit, duke e konsideruar të rëndësishëm për konsolidimin e qëndrimit ndërkombëtar kundër agresionit rus në Ukrainë.