-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monitorimi i trafikut në Tiranë, numër rekord gjobash dhe procedimesh brenda javës

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës ka përfunduar analizën javore të shkeljeve rrugore, duke raportuar një numër të lartë ndëshkimesh dhe masash ndaj drejtuesve të automjeteve. Përmes kontrolleve intensive me dronë, radarë, kamera dhe patrullime në terren, janë evidentuar mijëra shkelje të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar ose proceduar penalisht 41 persona, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

Janë bllokuar 46 automjete;

Janë vendosur 13,911 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit;

23 leje drejtimi janë pezulluar;

Është kapur një person i shpallur më herët në kërkim për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Policia vijon monitorimet në të gjitha akset kryesore dhe qendrat e banuara, duke apeluar për respektimin e rregullave të qarkullimit. Nënkomisar Gerhard Baka, nga një prej grupeve të kontrollit, u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në rrugë dhe të raportojnë çdo shkelje.

Po ashtu, drejtuesit e monopatinave elektrike u këshilluan të përdorin korsitë e përcaktuara për to, për të shmangur rrezikun për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit