Paraditen e sotme është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, ish deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punësve të Jashtme dhe Diasporës.
MPJD ka ka informuar përfaqësitë diplomatike të këtyre shteteve dhe zyrën e BE-së në Kosovë. Në reagimin e saj MPJD e ka cilësuar këtë ndalim si një veprim arbitra dhe respesiv.
Ajo i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit.
“Praktika të tilla përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve themelore të lirisë së lëvizjes dhe janë të papranueshme për një shtet që aspiron integrimin evropian,” thuhet në reagimin e MPJD-së.