Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se pati rastin të bisedonte me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte gjatë aktiviteteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani tha se biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes.
“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon”, shkroi presidentja në një postim në Facebook.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, shtoi ajo.