Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi në një deklartë për mediat tha se Policia e Shtetit po fsheh faktet në lidhje me menaxhimin e pronave në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit. Himçi tha se policia e Elbasanit ka fsheur kartat e identiteit të cilat po vetë i ka fotografuar në tavolinën e lokalit.
“Në komunikatën për shtyp në lidhje me menaxhimin e provave në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, Policia flet vetëm për materiale zgjedhore, të falsifikuara sipas saj, duke lënë jashtë disa elementë të tjerë kriminalë. Policia e Elbasanit fsheh kartat e identiteti të cilat po vetë i ka fotografuar në tavolinën e lokalit. Po ashtu paratë që janë gjendur në mesin e provave, të përgatitura për të blerë vota, i fut në portofolin e patronazhistit socialist”, tha ai.
Himçi u shpreh se “Policia përmend 280 mijë lekë si pjesë e provave, ndërkohë që bëhet fjalë për lekë shqiptare, euro dhe paund britanik, siç pasqyrohen edhe në foton që shoqëron komunikatën fillestare”.
Ai tha se policia po i shmanget hetimeve, skuestrimit dhe këqyrjes së materialeve filmike të kamerave të lokalit. Gjithashtu bëri thirrje që Prokuroria e Posame të hetojë zgjedhjet.