Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme. Silvinjo deklaroi se e di historinë e ndeshjes me Serbinë.
“Janë dy ndeshje të vështirë, me skuadra shumë të mira fizikisht. Na duhet të punojmë mirë. Unë kam nevojë për të 27 lojtarët. Duhet të fokusohemi te puna. Ndeshja me Serbinë është me specifike, e di historinë. Në duhet të fokusohemi te futbolli që duam të bëjmë. Jemi një skuadër që luajmë me zemër dhe shpirt. Kemi një identitet tonin.
Jam i sigurt që do të duhet të punojmë, sepse me Serbinë është ndeshje speciale. Kjo vlen për të dyja ndeshjet. Na presin 7 ditë pune intensive. Lojtarët duhet të vijnë me dëshirën për të dhënë gjithçka në fushë. Ne letër mund të diskutohet vendi i dytë, por futbolli luhet në fushë. Kërkoj që lojtarët të japin zemrën në fushë. Fusha do të flasë”, deklaroi Silvinjo.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 Qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 Qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.