-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Task-Forca e SPAK për krimin zgjedhor/ Blushi: Gjymtyrë e Ramës për të goditur opozitën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj Task-Forcës së krijuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Blushi e cilësoi Task-Forcën e SPAK si një gjymtyrë e shëmtuar e Edi Ramës. Ai tha se ky krim provoi dështimin e SPAK si institucion i pavaruar në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik. Gjithashtu ai tha se terrorizmi elektoral dhe amnistimi i krimeve zgjedhore nuk do të pranohen kurrë nga opozita dhe do të vazhdojë beteja për votën e lirë dhe për dinjitetin e çdo shqiptari.

“Terrorizmi elektoral i Narkoregjimit ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme provoi para të gjithë shqiptarëve kapjen totale dhe dështimin e SPAK si institucion i pavarur në mbrojtje të te ligjit dhe interesit publik.

Në vend të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mostjetërsimin e vullnetit të lirë të qytetarëve, SPAK u provua katerciperisht të jetë një institucion i kapur dhe jo në mbrojtje të interesit publik, pasi më herët rrëmbeu në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, izoloi, hetoi dhe shantazhoi politikisht liderët kryesorë opozitarë në funksion të axhendës politike, elektorale dhe personale të Edi Ramës. Edhe në 11 Maj SPAK nuk bëri gjë tjetër veçse lehtësoi dhe toleroi me qellim veprimtarinë kriminale të grupeve që kontrolluan terrenin zgjedhor në funksion të blerjes së votave për llogari të Narkokryeministrit. Task Forca e SPAK ngritur për të goditur krimin elektoral nuk ndërhyri kurrë kundër bandave dhe kriminelëve me imunitetit qeveritar’, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit