Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli në rrjetin e saj social ka denoncuar votimet e diasporës për qarkun e Beratit.
Topalli shprehet se kemi hyrë në epokën e merkullive elektorale. Ajo thotë se nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës por të zarfit nga selia.
“Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale!
Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.
Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.
Shkëlqimi i Beratit, Fierit etj .. është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.”, shkruan Jozefina.
View this post on Instagram