Policia arrestoi 18-vjeçarin Florjan Faslia në bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një pistoletë.
Gjatë kontrollit iu sekuestrua arma e zjarrit.
Operacioni u zhvillua për të goditur personat e armatosur që rrezikojnë sigurinë publike.
Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.