Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me këshilltaren e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë për Ballkanin Perëndimor.
Berisha e ka informuar atë për situatën aktuale në Shqipëri, si dhe atë pas zgjedhjeve. Ai ka theksuar edhe rikthimin e të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë.
“E njoha atë me zhvillimet e fundit në Shqipëri, farsën elektorale të 11 Majit 2025, në kushtet e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Në takim theksova se rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë është objektivi më madhor i PD dhe aleatëve të saj”, shprehet Berisha.