Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin e tij, Ahmet Masha.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja kërkoi ndryshimin e masës, pra lirimin nga qelia por gjykata e ka rrëzuar.
Jurgis Çyrbja dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.
Ahmet Masha është personi i dytë që ra në pranga së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme.