Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankimim sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.
Pas qarkut Gjirokastër dhe Vlorë, Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike në letër thotë që zgjedhjet janë manipuluar.
“Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në deklaratën e PD-ASHM.