-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK: Kokëfortësia e Kurtit ka bllokuar Kosovën

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputeten e kësaj partie Albulena Haxhiu për bllokadën në Kuvend. Ajo ka thënë se është detyrë e Kurtit që të sigurojë shumicën parlamentare.

“PDK-ja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë korrekte dhe konstruktive, dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës në të cilën jemi futur, ekskluzivisht falë kokëfortësisë së zotëri Albin Kurtit dhe ambicies së zonjës Albulena Haxhiu”, është shprehur Çitaku.

Ajo e ka ftuar Kurtin që të reflektojë. “Edhe sot ju bëjmë ftesë që të reflektojnë, Kosova është shumë më e madhe sesa secili emër i përveçëm në atë sallë. Ne jemi të gatshëm për zgjidhje i kemi dhënë propozimet tona, shpresojmë që sot Kurti të reflektoje”, ka deklaruar Çitaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit