-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14-vjeçarja u vra nga i dashuri, flet nëna e saj: Vajza ime u hodh si mbeturinë në qese

Kryesoret

Një 14-vjeçare e cila ishte zhdukur prej dy ditësh në Afragola pranë Napolit u gjet e pajetë pranë një ndërtese të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”, vetëm pak metra larg banesës së saj. 14-vjeçarja Martina Carbonaro, dyshohet se është vrarë nga ish i dashuri i saj Alessio Tucci 18 vjeç.

Ish i dashuri është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës. Ai gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut pranoi se shkaktoi vdekjen e Martinës duke fshehur trupin e saj.

Sipas hetimeve viktima është goditur disa herë në kokë me një gur. Motivi i krimit dyshohet të jetë sentimental, pasi Martina ka vendosur që ti jepte fund lidhje së tyre, por 18-vjeçari nuk ka pranuar.

Sipas mediave italiane, nëna e 14-vjeçares ka thënë se “një përbindësh verau vajzën time”.

“Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani? E pyeta (te dashurin e vajzës) ‘A i bëre diçka?’. Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë tim dhe tha se kishte bërë dush’”, u shpreh Fiorenza Cossentino.

Më tej ajo foli për vajzën ku tha ‘ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit