Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje në 11 maj. Berisha u shpreh se statusi i Partisë Demokratike është shumë në rregull dhe se statuti nuk flet për farsë por për zgjedhje.
“Së pari statuti është shumë në rregull. Por statuti nuk flet për farsë por flet për zgjedhje. Dhe tjetër janë zgjedhjet dhe tjetër është farsa.
Farsa është proces i shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe i zëvendësimit të procesit zgjedhor me një proces në të cilin kurrë opozita nuk fiton.
Opozita në një farsë duhet të organizohet dhe ti rikthejë qytetarëve votën. Ky është mision.”, tha Berisha në Ora News.