Kancelari gjerman, Friederich Merz i ka thënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt që do ta ndihmojë Kievin të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi për tu mbrojtur nga sulmi rus.
“Ne duam të flasim për prodhimin dhe nuk do të diskutojmë publikisht detajet”, tha ai, kur u pyet nga gazetarët në Berlin nëse Gjermania do ta furnizonte Kievin me raketat e saj Taurus.
Merz mori deytrën në fillim të këtij muaji dhe premtoi se do të forcojë mbëshetetjen gjermane për Ukrainën. Ai tha këtë javë se “nuk kishte më” kufizime në distancën e veprimit për armët e furnizuara nga aleatët perëndimorë të Kievit.