Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së bVeriut nga sot do ti nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë.
Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.
“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të 🇽🇰 dhe 🇲🇰 – ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë.
Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ambasada.