-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli denoncon: Individë pa status zyrtar, tregon zarfe votimi si pronë personale

Kryesoret

Drejtuesja politike për diasporën nga Partia Demokratike, Jozefina Topalli ka denoncuar farsën e votimit në diasporë.

Topalli shprehet se një person me emrin Sinan Patozi ekspozohet duke treguar zarfe votimi si pronësi personale. Ajo thekson se vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë.

“Farsa e votimit te diasporës.
Kur militantët marrin përsipër të shpërndajnë dhe të mbledhin kutitë e votimit jashtë Shqipërisë, procesi zgjedhor humbet çdo besueshmëri. Kur një individ si Sinan Patozi – pa asnjë status zyrtar, por me lidhje të hapura partiake – ekspozohet publikisht duke trajtuar zarfe votimi si pronë personale, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar. Vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë. Dhe kjo farsë e koordinuar përmes militantëve është një tjetër dëshmi e manipulimit brutal që kërkon të vjedhë edhe diasporën.”, shprehet Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit