Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarëset dhe për pasojë ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.