-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunuan bashkëpronarët për një pronë, arrestohen 4 persona nga Nikla, 1 tjetër në kërkim

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për dhunë dhe kanosje ndaj dy bashkëpronarëve të një toke në Rrugën e Elbasanit.

Sipas hetimeve,personat me iniciale E. A. 28 vjeç, E. B. 31 vjeç, E. T. 42 vjeç dhe A. Sh. 44 vjeç, së bashku me E. T. 37 vjeç, që është në kërkim, kanë ushtruar dhunë mbi L. H. dhe A. C., duke pretenduar se toka ishte pronë e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për pronësinë, pasi kallëzuesit deklarojnë se trualli është blerë prej tyre në vitin 2021.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të pestit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit