Erion Alibej në Gjykatën e Posaçme ka treguar për kohën kur u kthye nga Anglia në Shqipëri, për ndjekjen me makina që i bëhej, si dhe për kohën kur u shpall në kërkim.
Alibej ka treguar se në 29 dhjetor 2018 pasi ka qëlluar Xhon Rustën u largua dhe u shpall në kërkim.
“Në Angli qëndrova deri në fillim të vitit 2018, u ktheva përfundimisht në Shqipëri, kisha një “Audi” gri që ja lija dhe të afërmëve qq më thonin se me këtë makinë na ndjekin. Një herë kur po dilja me familjen, vura re që më ndiqte Xhoni Rusta, ne e kishim mbyll këtë histori, një ditë shkova tek lagja “5 Maji”, më ndiqte një “Audi” i bardhë, kisha edhe armë për vetëmbrojte, ishin 4 vetë, më parakalon dhe më provokon duke ardhur afër. Unë e qellova nga pas, e plagosa, s’i kisha më faj, u shpalla në kërkim, isha në kërkim dhe kur ndodhi ngjarja 29 dhjetorit 2018”, rrëfeu ai.
Më pas ai tha se bënte edhe festa me miqtë në Peqin çdo fund viti, kurse Genc Tafili nga Shkodra i kishte siguaruar një radio policie që të përgjonet valët nëse shpallej në kërkim targa e tij.
“Endriti erdhi më 17 dhjetor 2018, pasi kishim sebep, shkonim shpesh në Peqin për festa dhe lokalet në zonë, çdo fundviti unë mblidhja miqtë e afërt, ose i çoja pula apo gjela deti, edhe pse isha në kërkim lëvizja i lirshëm. Një djalë nga Shkodra më dha një radio që ishte në kanalin e policisë, radion e sigurova nga Genc Tafili, lëvizja lirshëm pasi do e dëgjoja nëse targa ime do jepej në radio”, tha ai.