-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca e Kryetarëve zgjat vetëm 20 minuta, nuk ka dakordësi për planin e punës

Kryesoret

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve sot zgjati vetëm 20 minuta dhe përfundoi pa marrëveshje. Palët nuk ranë dakord për kalendarin dhe planin e punës së Kuvendit deri më 5 korrik.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë se dokumentet do të kalojnë për votim në seancë plenare, ku pritet të miratohen falë shumicës që ka mazhoranca.

Ky ngërç vjen në një kohë kur afati kushtetues po afron: nga data 8 korrik, Kuvendi ndalohet të miratojë ligje, për shkak të mbylljes së legjislaturës aktuale dhe pritjes së legjislaturës së re që del nga zgjedhjet e 11 majit.

Praktikisht, kjo do të thotë se Kuvendit i kanë mbetur vetëm edhe pak javë për të përmbyllur punët e nisura – më pas, mund të mblidhet vetëm për çështje urgjente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit