Pas raportimeve se emri i tij është përfshirë në hetimet për krime zgjedhore në Qarkun Elbasan, ish-deputeti i PS-së, Luan Duzha, ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në blerje votash dhe duke hedhur poshtë pretendimet për sekuestrim të telefonit nga SPAK. Ai ka theksuar se ndaj tij nuk është ushtruar asnjë kontroll dhe se nuk ka asnjë lidhje me blerje votash në zgjedhjet e 11 majit.
“Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë.
Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë.
Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg.”