-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndihmuan të pajisjen me patentë shoferë, arrestohen 11 persona në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës njoftoi se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nën dyshim se kishin ndihmuar kandidatë të pajiseshin me patentë shoferë, në këmbim të përfitimeve materiale.

Ditën e sotme policia ka kontrolluar dhjetë lokacione në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës përfshirë shtëpi private, zyra rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe biznese me veprimtari të auto-shkollës.

Sipas policisë, rasti është hetuar për disa muaj dhe janë siguruar prova se të arrestuarit kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, pranim të ryshfetit në sektorin privat, ushtrim ndikimi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Autoritetet njoftuan se gjatë kontrollit janë sekuestruar prova, përfshirë një pushkë AK47, dy revole, fishekë të kalibrave të ndryshme, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane), telefona mobilë, kompjuterë, USB dhe dokumente të tjera të rëndësishme për rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit